HomeShowbiz

“Mund të renditet në Top 5”, BBC një artikull për Arilena Ara

BBC, i ka dedikuar një artikull të veçantë pjesëmarrësve të “Eurovisionit”.

Media është ndalur edhe në këngën e shqiptares Arilena Ara, “Shaj”, të cilën e ka vlerësuar dhe është shprehur se s’mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e saja.

Gjithashtu, shkruhet se shanset janë të mëdha që Arilena të renditet në Top 5, vlerësim ky goxha i mirë për këngëtaren.

“Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5.”- shkruan BBC

Arilena do e këndoj këngën e saj në anglisht.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.


TË NGJASHME