HomeShëndeti

Mund të shkaktojë vdékje/ Zbulohet bakteri i rrezíkshëm në salçiçet “Wudy”, AKU ngre alarmin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka njoftuar për rrezíkshmërinë që paraqet konsumi i salçiçeve “Wudy” për shkak se në to është konstatuar një bakter me pasoja për shëndetin e njeriut. Në salçiçet “Wudy” që shiten në Shqipëri është gjetur bakteri “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

Por çfarë është më konkretisht “Listeria monocytognes”?

Listeria monocytogenes është lloji i baktereve patogjene që shkakton infeksionin listeriozë. Është një bakter anaerobik fakultativ, i aftë të mbijetojë në prani ose mungesë të oksigjenit. Mund të rritet dhe të riprodhohet brenda qelizave të bujtësit dhe është një nga patogjenët më virulentë të ushqimit: 20 deri në 30% e infeksioneve të listeriozës ushqimore te individët me rrezík të lartë mund të jenë fatale.

Listeria monocytogenes është përgjegjëse për rreth 1600 sëmundje dhe 260 vdékje në Shtetet e Bashkuara çdo vit, listerioza renditet e treta në numrin e përgjithshëm të vdékjeve në mesin e patogjenëve bakterialë që vijnë nga ushqimi, me shkallë të vdékshmërisë që tejkalojnë edhe Salmonelën.

Në Bashkimin Europian, listerioza ndjek një trend rritës që filloi në vitin 2008, duke shkaktuar 2,161 raste të konfirmuara dhe 210 vdékje të raportuara në 2014, 16% më shumë se në 2013. Normat e vdékshmërisë nga listerioza janë gjithashtu më të larta në BE sesa për patogjenët e tjerë që vijnë nga ushqimi.

Për shkak të patogjenitetit të tij të shpeshtë që shkakton meningjitin tek të porsalindurit, nënat shtatzëna shpesh këshillohen të bëjnë kujdes në konsumimin e ushqimeve. Listeria monocytogenes mund të infektojë trurin, membranat e palcës kurrizore dhe qarkullimin e gjákut.


TË NGJASHME