HomeSport

Mungesa e Ronaldos në ceremoninë e “Topit të Artë”, Modric thumbon portugezin

Lionel Messi vazhdon të shkruajë me gërma të arta emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Mbrëmjen e djeshme, argjentinasi arriti të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë”, diçka që asnjë futbollist tjetër nuk e ka realizuar.

Megjithatë, veç kësaj arritjeje në ceremoninë e shpërndarjes së këtij trofeu u ve re edhe diçka tjetër. Rivali i përjetshëm i Messi, Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në këtë ceremoni. Portugezi nuk shihej si favorit kryesor për të fituar këtë trofe individual dhe për këtë arsye zgjodhi të mos udhëtonte drejt Parisit.

Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës dhe fituesi i vitit të shkuar të “Topit të Artë’, Luka Modric ishte prezent dhe ishte ai që i dorëzoi çmimin argjentinasit Messi. Gjatë fjalës së tij, Modric nuk i kurseu as thumbat kundrejt Ronaldos. Kroati u shpreh: “Unë jam këtu sepse futbolli është respeky, kjo është arsyeja pse unë erdha t’ia jap këtë çmim tek Mesi dhe ta uroj atë.

Edhe nëse ju nuk mund ta fitoni këtë çmim, përsëri duhet të jeni këtu për të treguar respekt. Kështu është futbolli dhe unë jam këtu për të festuar. I dhashë çmimin Mesit dhe e përgëzova për këtë.”


TË NGJASHME