HomeSport

Mungesat e Mavraj dhe Hysaj, ja kush e merr shiritin e kapitenit te Kombëtarja

Veç Elseid Hysaj, në përballjen kundër Turqisë mungesë për Shqipërinë është edhe mbrojtësi tjetër Mërgim Mavraj.

Njëherësh, këta dy futbollistë mbajnë edhe siritin e kapitenit e zëvendëskapitenit. Meqënse në këtë sfidë, do të jenë të dy në mungesë, shiriti i kapitenit do të kalojë te Ledian Memushaj.


Mesfushori vlonjat është mes atyre që projektohen të zbresin në fushën e stadiumit të Fenerbahches që nga minuta e parë dhe deri më tani, ai është projektuar edhe si kapiteni i skuadrës. Për mesfushorin kuqezi, Turqia është një kujtim i hidhur teksa në fitoren e fundit në miqësoren 2-3, doli me karton të kuq.

Futbollisti i cili aktivizohet me Pescarën në Serinë B italiane, ka rigjetur formën e tij më të mirë, teksa javë pas jave është protagonist pozitiv për ekipin italian.


TË NGJASHME