HomeSport

Mungon rinovimi i kontratës, lojtari Partizanit rrezikon dënim nga klubi

Partizani-Laçi është ndeshja e javës së 13-të, që pritet të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18, në “Elbasan Arena”. ‘Të kuqtë’, kërkojnë fitoren, për t’u shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Ndërkohë, në klub po punohet edhe për kontratat e lojtarëve dhe stafit. Mesfushori Esat Mala, është futbollisti i cili, ka shfaqur probleme në rinovimin e kontratës.

Aktualisht, kontrata e Malës, skadon në fund të sezonit dhe nëse nuk rinovon, mund të largohet me parametra 0. Lojtari menaxhohet nga një agjensi në Hollandë, gjë që e ka vështirësuar komunikimin mes palëve. Ngërçi mes palëve, ka bërë që Mala të rrezikojë grumbullimin me ekipin dhe të shohë ndeshjet nga tribuna. Për shërbimet e Malës, ka pasur interesim nga disa klube hollandeze që kanë qenë prezent edhe për të ndjekur nga afër futbollistin. Megjithatë për të qartësuar pozitën e tij, duhet të presim ditët e ardhshme.


TË NGJASHME