HomeSport

Mungon veç zyrtarizimi, Eriksen pranë Inter

Christian Eriksen shumë shpejt do të jetë një lojtar i Interit. Mesfushori danez ka gjetur akordin me klubin zikaltër ndërsa tani ka ngelur për t’u disktuar vetëm shifra e kartonin të tij.

Sipas lajmeve të fundit nga Italia, Interi do të ofrojë rreth 18 milionë euro, shifër që afron më kërkesën e Tottenham që dëshiron 20 milionë euro.

Agjenti i Eriksen ka mbërritur në Milano ditën e sotme për të mbyllur përfundimisht këtë marrëveshje dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtare. Erikse do të firmos një kontratë deri në vitin 2024.


TË NGJASHME