HomeRajon

Murosën shqiptarin në vilën luksoze, ndalohen 4 persona

Policia iltaliane në Muggio (Provincë e Monzas) ka ndaluar katër persona, pasi akuzohen për vrasjen dhe më pas murosjen në një vile luksozë të shqiptarit Astrit Lamaj. Të 4 personat e shoqëruar në polici janë italianë.

Trupi i 47-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte në Genova, u gjet mëngjesin e 15 Janarit në murin e “Villa degli occhi”, në Senago të Milanos.

Sipas medias italiane Tgcom, referuar hetimeve të deri tanishme, Astriti u vra për hakmarrje për një grabitje objektesh të çmuara si dhe arsyeja tjetër, pasi i ka dhënë fund një lidhjeje sentimentale me një nga njerëzit e dashur të një prej personave të shoqëruar në polici. Katër italianët akuzohen për pjesëmarrje në krim, si urdhërues dhe ekzekutues të vrasjes dhe më pas fshehjes të kufomës.

Por ajo që mbetet ende e dyshimtë për hetuesit italianë është arsyeja e murosjes së shqiptari në vilën luksoze ku pronari i së cilës nuk ka lidhje aspak me ngjarjen.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike. Ai kishte humbur kontaktet me familjen 5 vjet më parë.


TË NGJASHME