HomePolitikë

Murrizi në një mendje me Hajdarin/ Basha dhe Rama kanë arritur një marrëveshje?

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama dhe Basha po bëjnë marrëveshje të fshehta, ndërsa shtoi se këto janë për të zmadhuar vjedhjet e shqiptarëve dhe jo për t’i zvogëluar ato.

Po realizojnë çdo lloj marrëveshjeje nën skuta, ku ju vjen mirë dhe ju ngrohen xhepat. Unë do mirëkuptoja çdo lloj përqafimi, marrëveshje, nëse do bëhej për shqiptarët, por çdo lloj artikulimi që po shohim dhe do shohim në vazhdim nuk bëhet për të zvogëluar vjedhjet, por për t’i zmadhuar ata. Prej tyre nuk ka për të gjetur hajër ky vend”, është shprehur Murrizi.

Kujtojmë që pak më herët edhe deputetja Rudina Hajdari tha në Kuvend ‘Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët.


TË NGJASHME