HomeSport

Mustafi drejt largimit nga Arsenal, oferta nga Fenerbahçe

Shkodran Mustafi dhe aventura e tij te Arsenal duket se është drejt përfundimit. Sipas “The Mirror”, lojtari me origjinë shqiptare, nuk e ka më pëlqimin e teknikut Unai Emery dhe largimi nga ekipi është i afërt. Mbrojtësi 27- vjeçar ka humbur edhe simpatinë e tifozëve, pas gabimeve të bëra në ndeshjet kundër Tottenham dhe Crystal Palace.

Mustafi, aktualisht kampion bote me Gjermaninë, po shikon për opsione të tjera për të vazhduar karrierën. Fenerbahçe, ka treguar interesim për futbollistin, të cilin e duan në formë huazimi për 1 vit me të drejtë blerjeje në rast se Mustafi i përmbush pritshmëritë e drejtuesve të klubit.


TË NGJASHME