Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar drejt rikonstruktimit

Përveç disa ndërhyrjeve të pjesshme, institucioni më i madh muzeor, me
gjithë problematikat e tij si në gjendjen ãzike edhe në linjën historike, do ti
nënshtrohet rikonstruksionit. Me këtë fjalë drejtori Dorian Koçi nuk
nënkupton një mbyllje të përkohshme të Muzeut Historik Kombëtar.

Pas një dekade odiseja e pavijonit të etnografisë vazhdon. I vendosur në një
nga hapësirat e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar, i ideuar me 1500
objekte, 1100 nga Instituti i Kulturës Popullore dhe pjesa tjetër nga fondi i
vetë institucionit, ai vazhdon të qëndrojë i mbyllur.

Por vendime janë marrë për 2018-ën, i shpallur si viti mbarëkombëtar i
Gjergj Kastriot Skënderbeut. Një ekspozitë me gravura të veçanta të
shekullit XV dhe sjellja e një pjese të dokumenteve nga Raguza, Dubrovniku
i sotëm, aty ku ruhet edhe arkiva më e madhe për heroin kombëtar, janë
disa nga angazhimet e Muzeut Historik Kombëtar.

 

Intervista e plotë me Dorian Koçin, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar

Në vitin mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu, cilat
janë aktivitetet që Muzeu Historik Kombëtar po organizon?

-Skënderbeut, ish Raguza e vjetër. Ka një dokumentacion të pasur dhe nuk
ka ardhur i gjithi në Shqipëri. Jemi në kontakt që ato të vijnë për të pasur
një qasje të drejtpërdrejt ndaj vetë dokumenteve dhe fakteve origjinale.
Paralelisht me angazhimet për vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot
Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar është një nga institucionet që do ti
nënshtrohet rikonstruksionit. Duhet të nënkuptojmë një mbyllje të
përkohshme?
Rikonstruksioni do të bëhet me tre faza, pra nuk do të mbyllet, në bazë të
një koncepti i cili është duke u punuar. Nuk është një projekt që mbaron
brenda një viti, pasi një rikonstruktim kërkon kohë, kemi shembullin e
Teatrit të Operas dhe Baletit. Besoj që si Muzeu Historik Kombëtar edhe
Galeria Kombëtare e Arteve do ta mbyllin procesin e tyre në vitin 2021. Do
të ketë një rikonstruksion të të gjitha hapësirave të godinës e ndërtuar në
vitin 1981, e cila ishte projektuar për të pasqyruar atë lloj linje historike
dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka patur ndërhyrje të pakta.
Cilat janë “dobësitë” e kësaj godine, aty ku ndërhyrja është edhe më
emergjente?
Duke parë që prej shumë vitesh muzeu kishte humbur ngrohjen, ruajtjen e
temperaturave, ndriçimin dhe xhamarinë e cila duhet të jetë sipas të gjitha
standarteve u mendua që ku ri-konceptim të mos ishte me arna apo duke u
marrë vetëm më një pavijon. U mendua tërësor. Si shembull do të kemi
Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.https

-Muzeu nuk është vetëm godina, por edhe linja muzeale? Duke qenë se jeni
ende në proces, keni një ide si do të zhvillohet ajo?

-Do të jetë një nga periudhat më të vështira. Unë mendoj se në vitet e fundit
debati mbi këtë pjesë të historisë ka qenë i frytshëm. Shoqëria ka evoluar
dhe ka specialistët e duhur si në Institutin e Historisë apo edhe anëtarë të
Akademisë së Shkencave, do të mundohemi të jemi gjithëpërfshirës. Nëse e
shikojmë sot pavijonin e Luftës antifashiste Nacional- Çlirimtare ka patur
një komision bi-partizan, me historianë të ashtuquajtur të majtë apo të
djathtë. Unë nuk besoj se historianët duhet të etiketohen kështu, por duke
patur dokumentacionin përkatës ata mund të shprehin frymën e epokës.
Çfarë po ndodh me pavionin e etnograåsë? Një projekt i nisur por i paånalizuar?
Në kuadër edhe të ri-konceptimit etnograãa do të jetë një nga pikat kyçe të
përcaktimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe bashkë me
arkeologjinë, ikonograãnë do të jenë le të themi si pika referimi të
përfaqësimit të vendit tonë. Do të ketë një rishikim, jo për nga përmbajtja,
por vendosja dhe pasqyrimit hapësirën e Muzeut Historik Kombëtar.
Pra deri në ri-konceptimin e linjës muzeale, pavijoni i etnograåsë nuk do të
hapet?
Jemi në konsultime. Në një moment të duhur dhe të caktuar do të merret
vendimi dhe ai do të hapet.

Related posts

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Mila

Sheshi “Skënderbej” vlerësohet me çmimin e parë në Spanjë

Xhensila Gotanews

Cmimi i karrierës fitohet nga Ismail Kadare në Akademinë e Shkencave

Mila
Na Kontaktoni!