HomeSociale

“Muzgu” vë në pranga 19-vjeçarin, informacionet që vunë në lëvizje policinë

Nje i ri 19 vjecar eshte arrestuar nga policia e Tiranes, me akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike.

Ne finalizimin e operacionit “Muzgu”, policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin L. S., 19 vjeç, lindur në Tiranë. Atij i jane sekuestruar 463 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

NJOFTIMI 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Muzgu”, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 19 vjeç, lindur në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kishin marrë informacione në rrugë operative se shtetasi L. S., në qytetin e Tiranës, kryesisht në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, i shiste lëndë narkotike kryesisht Cannabis Sativa, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u zhvillua operacioni “Muzgu”, duke u finalizuar me kapjen në flagrancë të shteasit L.S., të cilit në momentin e kapjes iu gjetën një sasi dozash lënde narkotike Canabis Sativa, e gatshme për ta hedhur në treg.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një sasi tjetër dozash me lëndë narkotike, gjithësej 463 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa, të futura në qese farmaceutike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


TË NGJASHME