HomePolitikë

Myslim Murrizi me deklaratë të fortë në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslym Murrizi, lëshoi sot akuza ndaj qeverisë se në zonat e goditura nga tërmeti nuk është bërë asnjë punë.

Rregulloni çfarë keni për të rregulluar se shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Deri në fund të viti në buxhet do mungojnë 1 mld euro.“-tha Murrizi.

Mungesa e llogaridhënies sipas tij do të bëjë që populli të ngrihet në një revoltë që sipas Murrizit “do të duket mjaltë” në krahësim me trazirat e vitit 1997.

“Keni bërë ndonjë plan rregullues për Thuamnën, për Durrësin, Krujën, Fushë-Krujën? Edhe ata të tërmetit të parë i keni në çadra akoma. Sa shtëpi janë ndërtuar në Thumanë, akoma nuk keni pastruar mbeturinat. Në Durrës keni shemb pallatet dhe i keni nxjerrë jashtë vetëm se atje banonte motra e ish-ministres.

Tjetër pallat priste për t’u prishur, tjetër keni prishur. Shqiptarët i keni mbyll me arrest shtëpie deri më 23 qershor. Rregulloni çfarë keni për të rregulluar se shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Deri në fund të viti në buxhet do mungojnë 1 mld euro. Na numëroni turistë emigrantë që futen në sistemin TIMS edhe në korrik dhe në dhjetor. Me kë talleni ju? Qindra biznese çdo ditë falimentojnë dhe ju vetëm talleni me shqiptarët. Talleni edhe me sovranitetin e votës së qytetarëve shqiptar. Pse keni frikë të shkoni para shqiptarëve? Strukeni si struci.

Zoti Balla ke deklaruar se do i jepet mundësi të gjithë emigrantëve të votojnë. Çfarë të shtyu që u tërhoqe. Një ditë shqiptarët do vendosin vetë dhe këtu nuk do vijnë më manekinë që nuk ja ka parë njeri surratin në asnjë katund. Nuk mund t’i mbani përjetësisht, kur të ngrihen shqiptaret do ju duket ’97 mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Të gjithë së bashku, jeni zero para fuqisë së popullit shqiptarë dhe shpresoj së shpejti do ta provoni, ju ne dhe të gjithë ata që janë tallur me këtë popull.”, tha Murrizi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME