HomePolitikë

Mziu apel qytetarëve: Të gjithë bashkë për liritë tona

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të bashkohen në tubimet e PD-së nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, për ti thënë “Stop Krimit”.

Mziu thekson se nëse bashkohemi të gjithë bashkë do të mund të fitojmë përgjithmonë liritë tona.

Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se të gjithë demokratët do të mbrojnë  deri në “flijim” të drejtën e votës dhe demokracinë.

Deklarata e Mziut:

“Kryetar I Partisë Demokratike Dega Kamëz, nuk ka proces zgjedhor më 30qershor 2019 në territorin e Bashkisë Kamëz. Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro I Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.
Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!


TË NGJASHME