HomePolitikë

Përfundon takimi me Bashën, krybashkiakët e djathtë: Do i lirojmë zyrat nëse…

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Luzlim Basha me krerët e bashkive të djathta.

Pas takimit, të pyetur nga gazetarët nëse do t’i lirojnë zyrat, krerët e bashkive të djathta, janë treguar të prerë, duke theksuar se nuk i njohin zgjedhjet dhe se zyrën do ta lirojnë nëse vjen një kryetar legjitim.

1562170163_agronkapllanaj

Kryetari ende në detyrë i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, tha se zgjedhjet janë nul, e ndërsa foli për aksionin e opozitës, ai la të kuptohet se është diskutuar për një aksion opozitar që do të vijojë me protesta, kur u shpreh se data është caktuar, por nuk e bëri publike.

Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t’i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t’i shërbejmë qytetarëve.

Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste. Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve”, tha Kapllanaj, duke sjellë në vëmendjen se në 2015-ën ai ka fituar garën përballë kandidatit socialist që kishte 2080 vota më shumë sesa ka marrë më 30 qershor Qerim Ismailaj. Është diskutuar data dhe shumë shpejt do ta merrni vesh“, tha Kapllanaj.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tha se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, ndërsa shtoi se nuk do të lirohen për asnjë moment zyrat për kryetarët e rinj.

“Nuk ka shanse t’i lirojmë zyrat, këto nuk ishin zgjedhje. Zyrat i lirojmë nëse vjen një kryetar legjitim.”, tha Mziu.


TË NGJASHME