HomeShowbiz

Na preku me fjalët e ndjera, Bora Zemani dedikim personit të dashur

Moderatorja shqiptare Bora Zemani feston ditëlindjen e nënës së saj dhe kjo ditë është shumë e veçantë për të. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të vjetër, ku shfaqet e vogël me të ëmën.

Bora ka thënë edhe disa fjalë të ndjera për nënën e saj, për të cilën shprehet se është shumë me fat që e ka. Dhe sado që të rritesh, për nënën do të kesh gjithnjë nevojë ashtu siç shprehet moderatorja në postimin e mëposhtëm:

“E bukura ime ka ditëlindjen sot! Je gjithçka për mua… shoqja, motra, mami im! Energji e bukur, shpirt i qeshur… jam me fat që të kam në jetën time! Sado të rritem dhe edhe pse sot jam nënë vetë, prap kam nevojë për mamin tim, njësoj, si në këto foto! Të dua ma! Edhe 100 vite te bukura për ty. ??”


TË NGJASHME