HomeShëndeti

Na thoni çfarë grup gjaku jeni dhe ju themi si të kujdeseni për shëndetin

Të gjithë e dimë se ekzistojnë katër lloje të grupeve të gjakut: “A, B, AB,O”. 

Vetëm duke ditur grupin tuaj të gjakut, ju mund të merrni më shumë informacione se si duhet të ushqeheni apo kujdeseni për shëndetin tuaj.

Sipas ekspertëve, çdo grup gjaku ka karakteristika të ndryshme. Çdo grup ka karakteristikat por edhe kushtëzimet e veta dhe ju duhet të bëni shumë kujdes.

1.Individët me grup gjaku, “A” nuk duhet të konsumojnë mish dhe në vend të tij duhet  të hanë ushqime vegjetariane. Njerëzit me grupin e gjakut, “O” kërkojnë më shumë proteina, pra ata duhet të hanë më shumë mish dhe peshk. Ata me grupin e gjakut, “AB” duhet të konsumojnë mishin e pulës dhe prodhimet e detit, ndërsa individët me tipin “B” këshillohen që të shmangin mishin e pulës dhe të hanë mish të kuq.

2. Çdo grup gjaku është i prirur të preket nga një lloj i caktuar sëmundjeje. Pra merrni sa më shumë informacion për grupin tuaj dhe kujdesuni për shëndetin, në mënyrë që të mos prekeni nga sëmundje të ndryshme.

3. Grupi i gjakut është përcaktues i tipareve të personalitetit tuaj. Besohet se individët me grupin e gjakut “O” kanë vetëbesim, janë krijues, social dhe aventurierë. Për më tepër, individët me grup gjaku “A”, zakonisht janë të qetë, artistikë dhe të besueshëm, ndërsa njerëzit me grupin e gjakut “B” janë të pavarur, të fortë dhe të përkushtuar për arritjen e qëllimeve të tyre. Dhe grupi i fundit por jo më pak i rëndësishëm, individët me grup “AB’ janë të trembur, të përgjegjshëm, të besueshëm dhe ata dëshirojnë të kujdesen për të tjerët.

4. Grupet e ndryshme të gjakut kanë sasi të ndryshme adrenaline, që stimulojnë nivelet e tyre të stresit. Për shembull, njerëzit me grupin e gjakut “O” mund të zemërohen shumë shpejt pasi niveli i tyre i adrenalinës është më i lartë dhe ata kanë nevojë për më shumë kohë për t’u qetësuar pas një situate stresuese.

5. Antigjenet nuk janë të pranishëm vetëm në gjak, por në zorrën e trashë dhe në pjesë të tjera të organizmit. Grupet e gjakut kanë antigjenë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërkohë që grupi i gjakut “AB” nuk ka fare.

6. Grupet e gjakut mund të tregojnë shumë për fryrjen tuaj të barkut. Domethënë, njerëzit me grupin e gjakut “A”, rrallëherë kanë probleme me dhjamin e barkut, ndërsa individët e tipit të gjakut “O” janë më të prirur  për t’u prekur nga ai.

7. Grupi juaj gjakut gjithashtu mund t’ju ndihmojë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Personat me grupin e gjakut “A” janë më të prirur për stres se të tjerët, ata duhet të bëjnë ushtrime relaksuese si, yoga dhe meditim. Individët me grupin e gjakut “B”, ata duhet të praktikojnë aktivitete që do të balancojnë trupin dhe shpirtin e tyre. Për shembull, ata mund të përfitojnë shumë nga tenisi, alpinizmi dhe artet marciale.


TË NGJASHME