HomeShowbiz

Na u shtuan dyshimet! Marina Vjollca bëhet bashkë për projektin e ri me…

U bë gati një vit që Marina Vjollca nuk është shfaqur me një emision të ri. Mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm në shtator në ekranin e Tv Klan, por deri tani nuk dihet me siguri.

Eraldo Rexho, kryeredaktor i RevistësWho” ka qenë i ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit” dhe ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv.
Ka qenë Suada Daci ajo që e ka pyetur Eraldon nëse do të punojë në Tv Klan dhe përgjigja e gazetarit ishte pozitive.

Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë” – është përgjigjur ai çka e bëri Florin të “hedhë” pyetjen nëse ai do të punojë me Marinën. “Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“ – ka thënë duke qeshur Eraldo.

Tani nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin për të parë nëse do të kemi një bashkëpunim të vërtetë mes Marina Vjollcës dhe Eraldo Rexhës.


TË NGJASHME