HomeLajme

Naftë kontrabandë, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 37-vjeçarin I.S., banues në Libonik, Maliq. Pas kontrollit të bërë në mjetin dhe banesën e tij janë gjetur 278 litra naftë, sasi e dyshuar si e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.


TË NGJASHME