Lajme Sport

Napoli barazon me Romën, i largohet Juventusit

Napoli barazoi në sekondat e fundit ndaj Romës dhe i largohet Juventusit.

Skuadra e Ancelotti e dominoi takimin e luajtur në “San Paolo”, por arriti të merrte vetëm 1 pikë në sekondat e fundit të takimit.

Tashmë, Napoli e sheh veten 6 pikë larg bardhezinjve kryesues të Serisë A.

Golat e ndeshjes u shënuan nga El Sharaawy për Romën dhe Dries Mertens për Napolin.

Gjithsesi, Carlo Ancelotti, trajner i Napolit, deklaroi se ishte krenar për skuadrën e tij.

“Erdhëm pas një ndeshjeje ndaj PSG dhe kur luan takime të tilla gjithmonë ka një rënie të përqendrimit, por sot jam krenar për paraqitjen e ekipit”, u shpreh Ancelotti.

Related posts

Shpërbëhet banda e drogës, mes tyre 5 shqiptarë

Klaudia gotanews

Problemet me UEFA,Mancherster City i drejtohet CAS

igligota

Rrezik përmbytjesh/ Ministria e Infrastrukturës në gatishmëri, ja çfarë pritet tre ditët në vijim

Mila
Na Kontaktoni!