HomeSport

Napoli do te përballet me Milanin Kupës së Italisë

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi 2-0 ndaj Sassuolo në kuadër të 1/8 e finales në Kupën e Italisë, dhe ka marrë biletën për në çerek-finale.

Në çerek-finale, skuadra e Carlo Ancelottit do të takohet me Milan, që dje e eliminoi Sampdorian

Arkadiusz Milik, shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 15’ të takimit, kurse Fabian Ruiz shënoi për 2-0 në minutën e 74’ që ishte edhe rezultati final.

Lajme të mira edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është kthyer titullar pas dy ndeshjeve radhazi të kaluara në stol.

Milan,  Napoli do të ndeshen ne 30 janar në çerek-finale, ndeshja do të zhvillohet në “San Siro.


TË NGJASHME