HomeSport

Napoli zyrtarizon di Lorenzon, gati largimi i Elseid Hysaj

Giovanni di Lorenzo, është blerja e re e skuadrës së Napolit. Mbrojtësi anësor i Empolit, ishte kërkuar më ngulm nga ana e Carlo Ancelotti dhe më në fund u arrit edhe transferimi i tij. Di Lorenzo, luan në të njëjtin rol si Elseid Hysaj dhe ndoshta ky afrim është një sinjal largimi për futbollistin shqiptar. Në fakt, Ancelotti e ka parë gjithmonë Hysaj si zgjedhje të dytë, duke e lene shpesh në stol.

Di Lorenzo dhe Hysaj në fakt, kanë një të përbashkët mes tyre, pasi të dy lojtarët kanë ardhur te Napoli si transferta nga skuadra e Empolit. “Jam shumë i lumtur për aventurën time të re te një klub prestigjioz siç është Napoli. E pres me padurim fillimin e sezonit,” u shpreh 25-vjeçari.


TË NGJASHME