HomeTeknologji

NASA shpall dy misione të reja, për të studiuar “botën e humbur të banueshme” të Venusit

Nasa njoftoi ditën e djeshme se do të dërgojë dy misione të reja në Venus në mënyrë që të shqyrtojë atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike.

Për misionet që do të fillojnë mes 2028-ës dhe 2030-ës janë vënë në dispozicion 500 milionë dollarë. Administratori i Nasa-s Bill Nelson tha se misionet do të ofronin shansin për të hetuar një planet ku nuk kemi qenë për më shumë se 30 vjet.

Sonda e fundit amerikane që vizitoi planetin ishte orbita Magellan në 1990. Megjithatë që nga ajo kohë anije të tjera kozmike nga Evropa dhe Japonia kanë lëvizur në orbitë përreth planetit.


TË NGJASHME