HomeSociale

NATO, ambasadorja Yuri Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë

Sot shënohen 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Për këtë ka ardhur një mesazh urimi nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Në faqen zyrtare të ambasadës, diplomatja Kim thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë.

Ambasadorja Kim shtoi edhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

Njofimi i plotë

Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME