HomeSociale

NATO, mbyllet samiti për unitetin

Ka përfunduar takimi dyditor në Uashington i ministrave të Jashtëm të NATO-s. Eventi ky, që përkon me 70-vjetorin e krijimit të Aleancës. Me një deklaratë ku tregohej me forcë uniteti dhe rikonfirmohej roli si alenaca më e fortë në histori, si dhe renditja e sfidave të sigurisë, ku përfshihen Rusia dhe terrorizmi, u mbyll ky samit.

Përmirësimi i balancës së ndarjes së kostove dhe përgjegjësisë për sigurinë e vendeve anëtare, ishin gjithashtu pjesë të theksuara në këtë deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha: “Sa për Shtetet e Bashkuara ne do të vazhdojmë të mbajmë barrën që na takon, do të vazhdojmë të udhëheqim me NATO-n dhe kështu do të mbrojmë liritë e popullit tonë dhe popujve të aleatëve tanë”.

Ndërkohë, presidenti Trump u shpreh se është i kënaqur me rritjen e nivelit të kontributeve, gjë që sipas tij vjen pas presionit edhe trysnisë të ushtruar prej tij. Megjithatë, Trump u bëri sërish thirrje aleatëve, për shtimin e buxheteve për mbrojtjen.

Jens Stoltenberg, shefi i NATO-s i cili mbajti edhe një fjalim para Kongresit Amerikan, ku rikujtoi sesi Aleanca pati frenuar Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe ndali mizoritë në Ballkan, u shpreh se këmbëngulja e presidentit Trump ka dhënë rezultat. Megjithatë, ai shtoi se Amerika ka nevojë për miq.


TË NGJASHME