HomeShowbiz

Ndahen Ronela Hajati dhe Young Zerka/ Zbulohet arsyeja

Mesa duket edhe një tjetër çift i ka dhënë fund romancës së tyre.Bëhet fjalë për Young Zerka dhe Ronela Hajatin. Edhe pse nuk e pranuan kurrë që ishin në një lidhje, dihej nga të gjithë se dyshja ishin bashkë prej disa vitesh. Madje shpeshherë është folur se edhe kanë bashkëjetuar. Por mesa duket diçka mes tyre u këput dhe sipas informacioneve dyshja tanimë i ka dhënë fund lidhjes.

Mësohet se arsyeja e ndarjes ishte kërkesa e Ronelës për ta bërë publike lidhjen dhe ta zyrtarizonin atë. Por duket se kjo gjë është kundërshtuar nga Young Zerka dhe kjo gjë ka çuar në ndarjen e çiftit.

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për “Prive”, Young Zerka u shpreh se e ka pasur dhe e ka “xhan” Ronelën, por refuzoi të bënte komente të tjera. Ndërkohe Ronela nga ana tjetër, ka vendosur ta kalojë në heshtje këtë çështje duke mos bërë asnjë reagim deri tani.


TË NGJASHME