HomeSport

Ndahet nga jeta legjenda e Formula 1, Niki Lauda

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja e tij. Austriaku vdiq të hënën, tetë muaj pasi iu nënshtrua një transplanti të mushkërive.

Lauda, një nga figurat më të njohura në gara motorike, fitoi kampionatin e F1 në 1975 dhe 1977 me Ferrarin dhe përsëri në 1984 me McLaren.

Pas karrierës së tij si pilot, Lauda u bë një sipërmarrës ajror dhe, së fundi, një kryetar jo-ekzekutiv për Mercedes.


TË NGJASHME