HomeLajme

Ndalohet 34-vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga policia me qëllim ekstradimi.

G. N. , 34 vjeç rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Muriqan/ Shkodër

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi

Nga shërbimet e P.K.K Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik , Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME