HomeLajmi i Fundit

Ndalohet i dyshuari për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në Korçë

Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanosi me thikë një biznesmen duke i kërkuar në këmbim të jetës 5 mijë euro.

Policia e Korçës informon se personi i identifikuar me inicialet E.L ka qenë i dënuar më parë për vrasje me paramendim.

“Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.” 

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.