HomeLajmi i Fundit

Ndalohet makina në hyrje të Lezhës, pranga 25 vjeçarit

Një 25 vjeçar është vënë në pranga në aksionin policor në Lezhë – Kurbin, për rritjen e parametrave të sigurisë, me kontrolle në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale. Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe dylbi nate.

99682619-fe95-4b6b-844a-ad3a1e71bc87

Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. N25 vjeç, banues në Milot – Kurbin.

Ai akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Ndersa eshte proceduar penalisht shtetasi Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Te dy te rinjte janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

e62c8686-86f0-4586-b504-1340a0b90e2d

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.