HomeSport

Ndarja me Shakirën, Gerard Pique reagon për herë të parë

Pasi të gjitha mediat botërore kanë folur për të, ishte radha e futbollistit Gerard Pique që të vinte “pikat mbi I” për ndarjen nga këngëtarja Shakira. Shumë gjëra janë thënë, ku herë në favor të Shakirës e hërE në anën e Pique, megjithatë akskush nuk di realisht arsyen e ndarjes dhe se çfarë e shtyu katalanasin në krahët e të resë Clara Chia.

Në gjithë këtë rrëmujë, Pique është shqetësuar për fëmijët e tij, teksa mediat u kanë vajtur çdo ditë në shkollë dhe lojtari ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ligjore për këtë gjë.

Nëpërmjet avokatit, Pique ka bërë të ditur se dy djemtë e tij, Milan dhe Sasha, nuk duhet të preken në asnjë mënyrë nga zhurma mediatike rreth ndarjes së prindërve të tyre.

Avokatët e Pique kanë bërë me dije:

“Që kur Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre më 4 qershor përmes një deklarate të përbashkët, janë publikuar shumë thashetheme dhe informacione të paverifikuara për lojtarin, familjen e tij dhe jetën e tij personale e për rrjedhojë edhe private. Këto raportime dhe foto shkaktojnë jo vetëm dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm të rëndë ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, siguria dhe mbrojtja e të cilëve përfaqëson shqetësimin e tij më të madh.

Në të njëjtën kohë, monitorimi nga disa media dhe paparacë ka qenë i vazhdueshëm, gjë që ka bërë që klienti ynë të detyrohej të ndryshojë rutinën e tij të përditshme me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët e tij, familjen dhe njerëzit që e rrethojnë.

Gerard Pique ka respektuar gjithmonë veprimtarinë e medias dhe të drejtën e tyre për informim dhe është plotësisht i vetëdijshëm për rolin themelor që ato luajnë në shoqërinë tonë.

Mirëpo, në këtë rast ka pasur tejkalim të kufijve të lejuara me ligj, ndaj klienti ynë është detyruar të kërkojë masa paraprake largimi dhe të marrë masa ligjore ndaj atyre që ndryshojnë jetën e tyre familjare dhe cënojnë të drejtat e fëmijëve të tyre, duke pasur parasysh se objektivi i vetëm i Gerard Pique është të garantojë mirëqenien e fëmijëve dhe të rivendosë të drejtat e tyre të privatësisë, sigurisë dhe qetësisë.”/ Burimi: Marca | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME