HomeShowbiz

Ndarja në grupe fut në sherr gjuetarët, ja çfarë ndodh gjatë gjuetisë

Destinacioni i radhës ku Gjuetarët e Thesarit duhet të kërkonin indicien ishte pikërisht Kanioni i Gjipesë.

Kanioni i Gjipesë dallohet jo vetëm për bukurinë e plazheve dhe natyrën por edhe për faktin se ato plazhe janë të mbyllur. Shqipëria është e paparashikueshme, në qoftë se në një moment ju jeni pothuajse në shkretëtirë dhe duket se nuk ka asgjë për të parë, pas pak do të zbuloni plazhe për të qëndruar, të cilat ju nuk i prisni fare.

Dallojmë lartësitë e shkëmbinjve të pjerrët me pamje blu të qartë dhe transparente me një plazh të vogël që i lidh ato. Ky vend i mrekullueshëm është një vlerë për ata që e duan detin dhe bukuritë natyrore, jo shumë larg nga plazhi i njohur Dhërmiu .

Emri “Gjipe” thuhet se vjen nga bashkimi i dy fjalëve “Gjiri i Perëndisë”.

Ky ishte destinacioni ku gjuetarët do kërkonin për indicien e fshehur, por këtë herë Silvi Fort vendosi të mos shfaqej vetë por të niste të dërguarin e tij për të dhënë ndihmat e nevojshme për gjuetarët.

Çka një gjë e tillë do të sillte ndarje të reja duke i vënë në sfidë ata për të parë se sa bashkëpunues do të ishin ndërmjet tyre.

Udhëzimi i Silvit bëri që ata të ndaheshin përkatësisht në grupin e parë: Irma, Ana, Uendi dhe Frojsi dhe në grupin e dytë: Xhoi, Jona, Levina dhe Andueli. Kjo ndarje e pa aplikuar më parë bëri që të shihej edhe një mungesë bashkëpunimi me njërin nga grupet, ku solli edhe debate mes tyre.

E kjo gjë u vu në dukje edhe nga Ana, konkurrente e grupit ku u pa se mungonte bashkëpunimi: “Për ndarjen e re, e cila u bë në Gjipe, ishte jë urdhër i cili na erdhi nga Silvi dhe urdhri i tij ishte, ‘ndahuni siç nuk ishit ndarë ndonjëherë’, u ndamë vërtet siç nuk ishim ndarë ndonjëherë dhe aty kuptuam që ne dështuam, nuk bashkëpunomin me njëri-tjetrin.”

E ky mosbashkëpunim çoi edhe në debatet që patën katër konkurrentët e grupit të parë që ishin Ana, Irma, Uendi dhe Frojsi, pra në mosgjetjen e indicies nga ata por nga grupi tjetër të cilët dukeshin edhe më bashkëpunues me njëri-tjetrin.


TË NGJASHME