HomeLajme

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, do të shpallë nesër ditë zie shtetërore në Kosovë, për të nderuar veprën e këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Vendimi në fjalë erdhi në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Kujtojmë se ditën e nesërme legjenda e muzikës shqiptare do të përcillet për në banesën e fundit, në fshatin Pagarush.


TË NGJASHME