HomeShowbiz

Ndarjet më të famshme në botën e Hollywood-it

Është e vështirë të thuhet se cili rast bëri më shumë zhurmë; kur dy të njohur krijojnë një romancë së bashku apo kur romanca merr fund.

Nga Brad dhe Angelina te Ben dhe Jenn, ju ftojmë ti hidhni një sy ndarjeve që shkaktuan zhurmë të madhe për muaj disa dhe vite, në botën e showbizit botëror.

1-Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Pasi u bënë bashkë në vitin 2005, Jolie kërkoi divorcin nga Pitt dy vite pasi u martuan. Romanca e tyre rezistoi 12 vite, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë, 3 u adoptuan, duke vendosur të divorcoheshin në shtator të 2016. Të paktën kemi mundësinë të shohim Mr. dhe Mrs. Smith…

2-Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Pasi u takuan në xhirimet e filmit Set Up, Tatum dhe Dewan u martuan në vitin 2009. Cifti deklaroi divorcin e tyre në prill të 2018. Ajo që i la edhe më të tronditur njerëzit ishte deklarata e tyre: “Asgjë nuk ka ndryshuar se sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që po na çon në drejtime të ndryshme”.

3-Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Cifti fillimisht filloi te dilnin me njëri tjetrin në vitin 2009 kur të dy po xhironin në filmin The Last Song. Marrëdhënia e tyre 10-vjeçare është e mbushur me ndarje dhe rikthime por ndarja në vitin 2019 duket se ka qenë përfundimtarja. Për ata që janë fansa të çiftit ju themi mos ta humbni shpresën pasi nuk i dihet asnjëherë… ata mund të ribashkohen sërish.

4-Robert Pattinson dhe Kristen Stewart

Fansat nga e gjithë bota të filmit Twilight nuk do ta falin kurrë Kristen Stewart që tradhëtoi Robert Pattinson me regjisorin e filmit, The Hunstman. Sidoqoftë, mund të buzëqeshni duke e ditur që Bella Swan dhe Edward Cullen do të jetojnë së bashku, përgjithmonë.

5-Vanessa Hudgens dhe Zac Efron

Kur u ndanë yjet e filmit High School Musical pas pesë vitesh së bashku, fansat u mërzitën shumë. Por nuk kaloi shumë kohë dhe fansat kuptuan që Zac dhe trupi i tij i mahnitshëm ishin sërish në treg, në atë të beqarëve.

6-Selena Gomez dhe Justin Bieber

Historia e Selenës dhe Justin…çifti që kuriozoi të gjithë botën me ndarjet e shpeshta. Jelena ka sërish fansat e saj edhe pse secili ka vazhduar jetën e tij dhe Bieber është tashmë i martuar me Hailey, ata serish shpresojnë…

7-Ashton Kutcher dhe Demi Moore

Me 16 vite diferencë mes tyre, askush nuk besoi se do të zgjasë kaq gjatë. Le të themi se shumica prej nesh gaboi, pasi lidhja zgjati më shumë se 8 vite. Kur dy aktorët u ndanë në vitin 2011, duke finalizuar divorcin e tyre në 2013, gjëja u bë shumë e madhe.

8-Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Kjo duhet të jetë një nga ndarjet më të përfolura në historinë e Hollivudit, pasi “tre” protagonistët e kësaj marrëdhënie janë shumë të njohur në këtë industri. Ne themi tre sepse të gjithë e dinë lidhjen e famshme që Brad pati me Jolie ndërsa filmonte “Z. dhe Znj Smith” kur ai ishte akoma i martuar me Aniston.

9- Charles, Princi i Wales, dhe Diana, Princesha e Wales

Pesëmbëdhjetë vjet pas dasmës së tyre përrallore, Princesha Diana dhe Princi Charles u divorcuan në një mënyrë mjaft jo aq përrallore duke u dëgjuar shumë histori të përfolura për tradhëti nga të dy palët. Diana mori 22.5 milion dollarë para, por iu mohua titulli i saj “Royal Highness” me insistimin e Princit Charles.

10-Chris Brown dhe Rihanna

Është e vështirë të harrosh atë që ndodhi me Chris Brown dhe Rihanna. Gjatë një debati ajo u dhunua nga Chris, duke e lënë këngëtaren të plagosur rëndë në fytyrë. Kjo ngjarje shkatërroi imazhin e tij dhe pothuajse i dha fund karrierës të tij.

11- Jennifer Lopez dhe Marc Anthony

Menduam se kjo histori do të zgjaste më shumë, por Jenny nuk është ajo që ulet në një cep dhe përlotet. Sex simboli tani është duke planifikuar martesën e saj me Alex Rodriguez…

12- Melanie Griffith dhe Antonio Banderas

Ne duam t’ju japim një këshillë, kurrë, kurrë mos e shkruani emrin e partnerit tuaj me bojë të përhershme në trupin tuaj, do jetoni me pendesë. Do ju dhëmbi më shumë nëse do provoni ta hiqni provën e martesës 18 vjeçare nga krahu juaj. Thjesht pyesni Melanie Griffith.

13- Tom Cruise dhe Katie Holmes

Këto të dy ishin tejet të dashuruar me njëri tjetrit por siç thuhet shkaku i ndarjes kishte të bënte me pasionin e Cruise për Scientology dhe përfshirjen e vajzës së tij Surit në këtë organizate.

14- Johnny Depp dhe Amber Heard

Depp dhe Heard u takuan në xhirimet e filmit The Rum në 2011. Ata filluan të dilnin me njëri tjetrin në vitin 2014 pasi Depp u nda me të dashurën e tij Vanessa Paradis. Në maj të 2016, Heard paraqiti kërkesë për divorc, duke përmendur abuzim fizik dhe verbal.


TË NGJASHME