HomeShowbiz

Ndër më të pasurat në Britani, ja shifrat e pasurisë së Rita Orës dhe Dua Lipës

Dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë pjesë e listës së më të pasurëve në Britaninë e Madhe.

Revista e njohur britanike “Heart” ka publikuar së fundmi emrat e personazheve të njohur nën moshën 30-vjeçare që kryesojnë listën e më të pasurëve në Britani. Ed Sheeran është këngëtari që kryeson këtë listë me një pasuri prej 170 milionë paund.

Pas tij në rradhë janë: Daniel Radcliffe (90 milionë paund dhe Harry Styles (64 milionë paund).

Ndërkohë Rita Ora radhitet e 13-a me një pasuri prej 17.8 milionë paund ndërsa Dua në vendin 15 me 11.8 milionë paund.


TË NGJASHME