HomePolitikë

Ndërhyrja e policisë në Astir, Gjekmarkaj përplaset me Maznikun

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u zhvillua një debat i ashpër mes të ftuarve për përplasjen e sotme në zonën e “Astirit”, ku policia ndërhyri dhe u shembën disa ndërtime.

Analisti Agron Gjekmarkaj u përplas verbalisht me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Gjekmarkaj tha se atë që policia ka bërë sot në Unazën e Re, as Sadam Huseini nuk e ka bërë kundër kurdëve.

Ndërsa, Mazniku deklaroi se çdokush që vë dorë ndaj policisë, ka apo nuk ka të drejtë, duhet të përgjigjet para ligjit.

Arbjan Mazniku: Ata protestues janë proceduar penalisht.

Agron Gjekmarkaj: Këtu kemi korrupsion për historinë e Guinnes, janë vjedhur para pa fund në atë aks rrugor.

Arbjan Mazniku: As për vlerën e asaj që do bëhet te Unaza e as për shtetin nuk kanë se çfarë të thonë.

Agron Gjekmarkaj: As Sadam Hyseini me kurdët nuk është sjellë kështu. Policia shqiptare është sjellë si ushtarë të Edi Ramës, e të ishin mobilizuar kundër kanabisit do të ishte mirë e jo ndaj popullit të Tiranës.

Arbjan Mazniku: Në çdo vend të botës, në Francë, Turqi etj nëse një person ngre dorën kundër autoritetit të shtetit, ndëshkohet. Madje, merr 10 herë më shumë ndëshkim se këtu, edhe në Gjermani e Francë.

Nga ana tjetër analisti, Agron Gjekmarkaj tha se kjo qeveri nuk bën llogari për jetën e qytetarëve të thjeshtë, por iu buzëqeshë atyre që kanë para.

Gjekmarkaj: Sot kemi një juntë, kaq! Edi Rama ka bërë  deklaratë që nuk prishen në 2013.  Tha se “edhe Enver Hoxha nëse ngrihet nga varri nuk mund të prishen”.

Mazniku: Ata njerëz (banorët e Astirit) kanë ndërtuar pa leje në krah të rrugës. Nuk kanë shtëpi, por kanë biznese dhe në mendjen e tyre kanë  “pulën që bën vezë të florinjta”. Shtëpia është e zgjidhur për të gjithë, ose janë shpronësuar dhe kanë marrë para, ose të marrin bonues qiraje.

Gjekmarkaj: Shqipëria është bërë rrumpallë urbane në 30 vite!


TË NGJASHME