HomeLajme

Ndërkohë që prisni sezonin e ri të ‘La Casa de Papel’, mund të shihni këto seriale spanjolle

“La Casa de Papel” ishte një sensacion për shumë njerëz dhe bëri që shumë prej nesh të fiksoheshin me vetë temën e serialit dhe me personazhet.
Teksa presim për sezonin e pestë të “La casa de papel” janë dhe disa seriale të cilat po bëjnë namin në Netlfix dhe jo vetëm.

Prodhimet spanjolle dallojnë fillimisht përsa i përket kohëzgjatjes, e cila është më e shkurtër se një serial i zakonshëm, por më e gjatë se një film.

Hidhini nje sy serialeve që janë trend në Spanjë e jo vetëm:

“Secretos de estado”

Seriali përqëndrohet në vrasjen e mbetur në tentativë të Alberto Guzman kreu i qeverisë. Pas ngjarjes tronditëse, themelet e marrëdhënies së Guzman me bashkëshorten Ana Chantalle fillojnë edhe shkatërrohen.

“La verdad”

Pas zhdukjes në rrethana misterioze gjatë fëmijërisë, Paula Garcia rishfaqet pas nëntë vitesh. Një oficer policie merr përgjegjësinë për hetimin e çështjes misterioze.

“Lo que escondian sus ojos”

“Lo que escondian sus ojos” është një mini-serial televiziv i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Nieves Herrero.

“Los nuestros”

Forcat speciale spanjolle përpiqen të shpëtojnë dy fëmijë që mbahen peng nga xhihadistët.

“La fuga”

Danieli, kreu i lëvizjes revolucionare rezistenca, arrestohet nga policia. Bashkëshortja e tij Anna përpiqet të bëjë gjithçka për lirimin e tij.

Po ju i keni pare keto seriale?


TË NGJASHME