HomeSociale

Ndërpritet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë

Ndërpritet seanca për ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, në gjykatën e apelit në Shkodër.

Kjo pasi ai nuk është prezent dhe gjykata do të kontaktojë me komisariatin e policisë Tiranë për të pyetur nëse po shoqërohet apo jo.

Më herët avokatët mbrojtës deklaruan se shtetasi Bardh Spahia ka informacion për seancën e sotme por ai nuk është prezent.

Pala mbrojtëse e ish-deputetit kanë prokurë nga familjarët e Bardh Spahisë, e po ashtu edhe ai vetë ka deklaruar që edhe në mungesë të mbrohet nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja.

Për Spahinë është dhënë pak javë më parë masa e sigurisë “arrest shtepie”, pasi akuzohet për sulmin në KZAZ në Shkodër, ku u dogj një shkollë në të cilën ndodheshin materilalet e votimit.


TË NGJASHME