HomeLajmi i Fundit

Ndërroi jetë 6 ditë pas atentatit Andi Maloku

Ka ndërruar jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.

Andi Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

24 vjeçari Maloku mbrëmjen e djeshme ka dalë nga reanimacioni drejt pavijonit, pasi gjendja e tij ishte më e mirë.

Por mëngjesin e sotëm ai ka pasur probleme me frymëmarrjen, dhe është ridërguar në reanimacion, (pasi dyshohej për tromboemboli), ku dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Prej ditës së premte ai ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë pas dy plumbave në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore.

Njoftimi i policisë, ditën e atentatit:

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Mbrëmjen e atentatit, nëna e 24 vjeçarit mes britmave në spital tha se i biri po jepte jetën për 300 mijë lekë të vjetra dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi 6 ditë pas atentatit të rëndë që la të plagosur prokurorin Ndoja dhe të ashtuquajturin “Rrumi”, ose Aleksandër Laho, i konsideruar si i “Forti i Sukthit”.

24 vjeçari nga Tirana kishte punuar më parë si punonjës policie në Krujë dhe prej pak kohësh punonte si shofer i Prokurorit Ndoja.

I riu mori një plumb në shtyllën kurrizore, çka rrezikonte ta linte të paralizuar si dhe një plumb në pjesën e mushkërive.

Por, 6 ditë pas atentatit në zonën e Shkozetit në Durrës ku makina që drejtonte përfundoi

Ndërkohë që kishte vetëm disa kohë që punonte si shofer shoqërues i prokurorit Arjan Ndoja.