HomeSociale

Ndërron jetë aktori i “Goodfellas”

Më i njohur për rolin e tij në filmin Goodfellas, aktori Frank Adonis ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare duke lënë pas karrierën e tij 47-vjeçare. Lajmi i keq u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Denise. Frank për vite ka vuajtur nga probleme të shumta të shëndetit, kryesisht të veshkave.

Denise njofton që Frank kishte qenë në dializë dhe po merrte frymë duke përdorur një ventilator për nëntë ditët e fundit.
“Ai luftoi një luftë të mirë. Ishte e vështirë. Ai kishte shumë dhimbje dhe donte të largohej. Ai na tha vetë që donte të largohej,” –thotë ajo.

Frank dhe Denise kishin 2 fëmijë bashkë, por ai kishte dhe një vajzë tjetër nga një martesë e mëparshme.
“Ai ishte një baba i madh dhe një burrë i mrekullueshëm. Ka ndihmuar të gjithë miqtë e tij. Shkrimtar i madh, regjisor dhe aktor. Ai ishte shoku im më i mire,” shton Denise.


TË NGJASHME