HomeShowbiz

Ndërron jetë aktori i njohur i Game Of Thrones, BJ Hogg

Ka ndërruar jetë aktori i njohur irlandez i serialit Game Of Thrones, BJ Hogg në moshën 65-vjeçare.

Hogg ishte i njohur edhe për interpretimin e Big Mervyn në serinë e BBC Give My Head Peace në Irlandën Veriore, për më shumë se 20 vjet. Ekipi që qëndron pas Give My Head Peace, e quajti atë “një aktor të shkëlqyer, një koleg i shkëlqyeshëm dhe një mik i vërtetë.

BJ ishte aktor, shkrimtar, regjisor dhe një muzikant i stërvitur klasik pjesë e bandës Big Bands.

Shkaku i vdekjes së Hogg është i panjohur.


TË NGJASHME