HomeLajmi i Fundit

Ndërron jetë i moshuari në Vlorë, ishte duke bërë plazh

Një 72- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po bënte plazh tek ‘Plazhi i Ri’ në Vlorë.

Ai ka dalë nga deti në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital, nga ku nuk ka mundur të mbijetojë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

K.S/GotaNews