HomeLajme

Ndërron jetë ish presidenti i Francës

Jacques Chirac, ish presidenti francez ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ai shërbeu në dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën euro.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Emri i tij u pëfshi në disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lënë postin e Presidentit. Lajmin për vdekjen e ka dhënë familja e tij.

Zhak Shirak lindi me 29 nëntor 1932 në Paris.

3000

Shirak ishte 86 vjeç dhe ishte President i Frances nga viti 1995 deri në 2007. Ai ishte tërhequr nga politika dhe jeta publike prej disa vjetesh. Së fundmi jetonte me gruan e tij Bernadette në shtëpinë e tyre në Paris. Në vitin 2005 ai pesoi një goditje në tru dhe para se të linte pallatin presidencial, u shtrua disa here në spital. Kohët e fundit ai ishte shfaqur shumë pak në publik.

bbc
le monde

TË NGJASHME