Aktualitet Lajme Politikë

Ndërron jetë Kryetari i Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Është ndarë sot nga jeta Mikel Kuzhnini, kryetari i Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë. Lajmin e ka bërë të ditur Nazmi Jakurti, Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë.

Presidenti Meta, në facebook ka shprehur ngushëllimet e tij, ndërsa shkruan se Kuzhnini do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve.

Postimi  i plotë i presidentit Meta:

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, humanistit, patriotit të madh e veprimtarit të palodhur për çështjen shqiptare.

Nderi i Kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve, miqve e dashamirësve të tij kudo në botë.

I paharruar kujtimi i Mikel Kuzhninit!

Related posts

7 gjërat që një femër dëshiron t’i dëgjojë nga i dashuri i saj

Mila

8 modelet e thonjve që duhet t’i zgjidhni ditën e dasmës

alba

Nëse zhvillohen zgjedhjet, ja “skenari” i Bashës

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!