Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Maradona

Diego Armando Maradona, një prej legjendave të futbollit në botë, ka ndërruar jetë sot në moshën 60-vjeçare, pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Ish-lojtari i Argjentinës, Barcelonës dhe Napolit ka humbur jetën në Argjentinë.
Maradona cilësohej si një ndër futbollistët më të mirë në vitet 1980-1997. Ai së bashku me Pelen ishin dy futbollistët më të mirë të asaj periudhe.
Gazetat argjentinase Clarin dhe Ole pretendojnë se fituesi i Kupës së Botës pësoi një arrest kardiorespirator të mërkurën në mëngjes në qytetin Tigre.
Maradona kohët e fundit ka bërë edhe një operacion për të hequr një mpiksje gjaku nga truri i tij.
Pas operacionit, kishte personel mjekësor që ka qëndrruar në shtëpinë e Maradonës për ta mbajtur atë nën vëzhgim.