HomeShowbiz

Ndërron jetë në moshën 30 vjeçare aktori i sagës ‘Twilight’

Gregory Tyree Boyce, i njohur për rolin e tij si Tyler Crowley në sagën e parë të ‘Twilight’ ka ndërruar jetë.

Broyce dhe e dashura e tij 27 vjeçarja Natalie Adepoju u gjendën të dy të pajetë në shtëpinë e tyre në Las Vegas.

Arsyeja e vdekjes për ata të dy ende nuk është bërë e ditur.
Në vitin 2008 në filmin ‘Twilight’ Boyce luajti rolin e Crowley, studenti i cili donte të aksidentonte Bellën me makinë (Bella e luajtur nga Kristen Stewart).

Boyce kishte vendosur që të hiqte dorë nga aktrimi pasi nëna e tij ka treguar se ai kishte menduar të hapte një restorant.

Ai ishte në proçes për të hapur një restorant. Mund të them se im bir është shefi im i preferuar i kuzhinës’– është shprehur nëna e të ndjerit.
Boyce sapo mbushi 30 vjeç në muajin dhjetor.

Ai shkroi në një postim në Instagram: “Në një moment nuk e imagjinoja se do arrija të shikoja 30 vjetorin tim. Gjatë jetës time kam bërë gabime njëjtë si të gjithë njerëzit por sot është një ditë kur reflektoj për të mirat që kam bërë”– shkroi aktori muaj më parë në Instagram.


TË NGJASHME