HomeShowbiz

Ndërron jetë në moshën 31 vjeçare princesha e Austrisë

Princesha e Austrisë, Maria Galitzine e cila ishte martuar me shefin indian të kuzhinës Roop Singh ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 31 vjeçare.
Princesha humbi jetën në 32 vjetorin e saj pasi pësoi aneurizmë kardiake.

Maria e cila jetonte në Huston së bashku me bashkëshortin e saj që në profesion është shef kuzhine, la pas një djalë të moshës 2 vjeçare.
E lindur në Luksemburg në vitin 1988, familja e Marias u shpërngul në Russi kur ajo ishte 5 vjeç. Pas diplomimit ajo u shpërngul në Belgjikë aty ku ndoqi kolegjin e arteve dhe dizanjit.

Princeshë Maria jetoi dhe punoi në Bruksel, Chicago Illinois dhe Huston.


TË NGJASHME