HomeShowbiz

Ndërron jetë nga COVID-19 anëtari i grupit “Dream Street”

Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare anëtari i grupit “Dream Street” Chris Trousdale.

Këngëtari vuante nga COVID-19 dhe për shkak të komplikimeve humbi jetën.
Chriss ndërroi jetë të martën në një spital në Burbank, Kaliforni pasi u infektua me coronavirus.

Trousdale ishte bashkuar me grupin “Dream Street” në vitin 1999 së bashku me: Jesse McCartney, Greg Raposo, Matt Ballinger dhe Frankie Galasso.
Grupi i tyre ishte një nga më të njohurit në kohën kur dhe grupet si Backstreet Boys apo NSYNC ishin në kulmin e suksesit.

Shpërbërja e grupit erdhi ndërsa prindërit e anëtarëve të grupit paditën Louis Baldonieri dhe Brian Lukow per zhvatje.


TË NGJASHME