HomeShowbiz

Ndërron jetë nga koronavirus reperi britanik

Reperi britanik Ty i cili ka qënë nominuar për çmimin ‘mercury’ për albumin e tij ‘Upwards’ ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus.

Muzikanti emri i vërtetë i të cilit është Ben Chijioke ishte shtruar në spital pasi kishte shfaqur shenja të virusit. Pak ditë më parë reperi doli nga terapia intensive duke u thënë se gjendja e tij u përmirësua mirëpo për fat të keq duket se nuk ia doli dot.

Reperi bëri bujë të madhe në vitin 2003 e gjatë kësaj periudhe u nominua për shumë çmime të rëndësishme.
Ty është cilësuar nga shumë artistë si pioneri i hip hopit në Britaninë e madhe si edhe artist inspirues për reperat e rinj.

Lajmin e ndarjes nga jeta e bëri të ditur stafi i tij nëpërmjet një deklarate zyrtare.


TË NGJASHME