HomeLajmi i Fundit

Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë një tjetër pacient me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave.

Viktima është pacienti 69-vjeçar nga Tirana S. K., i cili ndodhej në terapi intensive tek Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.”- thuhet nënjoftimin e MSH.

K.S/GotaNews