HomeShowbiz

Ndërron jetë pas një aksidenti me motor princi i Gjermanisë

Princi gjerman Otto i qytetit të Hesse ka ndërruar jetë pasi pësoi një aksident me motorr. Pasi humbi kontrollin me motoçikletën e tij princi u përplas me barrierat pranë liqenit të Constance.

Policia deklaron se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe që princi po i jepte mjetit të tij.

55 vjeçari është një biznesmen në atë zonë, zotëron disa restorante McDonald në jug të vendit dhe kishte lidhje me sunduesit e Prusisë dhe me familjen mbretërore britanike.

Otto ishte anëtar i familjes Hesse-Philippsthal, dinasti që daton prej shekullit të 17-të.
Familja e tij është e lidhur me Frederick William III të Prusisë, i cili ka qenë lider i rëndësishëm gjatë Luftërave të Napoleonit.

Për sa i përket aksidentit nuk dihet se nëse princi kishte probleme me shikimin pasi dielli ishte shumë i fortë atë mëngjes.


TË NGJASHME